Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugë nismës së opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Deputetë të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare kanë votuar pro hapjes së listave dhe shkuarjes në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore, e tashmë i mbetet në dorë Kuvendit për ta votuar apo hedhur poshtë.

Sakaq, nuk do të përfshihet sa do të jetë pragu elektoral, duke ia lënë Kodit Zgjedhor saktësimin e detajeve.