Gjatë fjalës së tij në fushatën për anëtarësimet e reja në Lezhë, deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka recituar disa vargje të Migjenit duke emocionuar kryeministrin e vendit, Edi Rama.

"Rini thuaja këngës më të bukur që di, kumbi i zërit tënd përplaset në qiell, të kthejë prapë tek ne sepse hyjtë na kanë zili, e na të duam fort siç duam një diell".

Ndërsa kreu i qeverisë iu kërkoi të pranishmëve t'i mirëkuptojnë emocionet pasi pa një ish-polic t'i recitojë poezi.

"Mirëkuptoni emocionet e mia pasi një ish-polic reciton poezi. Më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu sot jemi me forumin rinor eurosocialist të rilindur të Lezhës. "