Nënkryetari i PD-së Durrës, Arlind Boshku, ka komentuar disa nga emisionet politike që u zhvilluan të hënën në mbrëmje, në disa prej televizioneve të vendit.

Duke u ndalur fillimisht te rasti i të miturit Alvin Berisha në Siri, temë që po diskutohej tek Eni Vasili në “Open”, Boshku thotë se zëvendësministrja e Brendshme nuk ia ka haberin për asgjë.

Po ashtu nuk lë pa përmendur dhe komentuar edhe Laert Vasilin, i cili pritet të bëhet drejtor i teatrit të Durrësit, i cili ishte i ftuar si analist në emisionin e Zhejit.

Ne 360’ diskutohet Europa e ndershme apo jo?! Ketu na del ky qe merr ‘vesht’ nga te gjitha fushat perfaqesuesi i PS qe mezi e presin si drejtor ne Teatrin e Durresit te gjithe aktoret pa perjashtim i ‘madhi’ Laert Vasili. Ky eshte nona dhe baba edhe ne “arenen nderkombetare” Laert Vasili i zverdhur edhe i dhjere, i dhjere por si gjithmone krenar!”, shkruan Boshku.

Statusi i plotë i Arlind Boshkut:

Po shikoja sot emisionet e mbremjes Open ne top-channel, 360’ ne Ora news edhe tek news24 ate sallaksin Kolin!

Rasti i Alvin Berisha ne Open qe shumica e shqipetareve tashme e njohin eshte per te ardhur keq ku Shteti Shqipetar nuk funksion totalisht, imagjino ky shtet perfaqesohet ne studio nga nje bionde Zevendese Ministre e Brendeshme, nuk ia ka haberin ne asgje. O zonje e dashur Shqipetaret atje duan zgjidhje, kerkojne te riatdhetsohen ne shqiperi… Ambasadori yne atje fik tel… Shume shume ka bere Italia per Alvinin ndersa Shqiperia absolutisht 0. Kosova i ka riatdhesuar qytetaret e saj ndersa Shqiperia jo. Falenderoj te gjithe ato njerez qe perkushtohen ne kete ceshtje sidomos Elvis Naci edhe Kreshnik Osmani!

Ne 360’ diskutohet Europa e ndershme apo jo?! Ketu na del ky qe merr ‘vesht’ nga te gjitha fushat perfaqesuesi i PS qe mezi e presin si drejtor ne Teatrin e Durresit te gjithe aktoret pa perjashtim i ‘madhi’ Laert Vasili. Ky eshte nona dhe baba edhe ne “arenen nderkombetare” Laert Vasili i zverdhur edhe i dhjere, i dhjere por si gjithmone krenar!

Kurse te news24 te sallaksi ka dale Tao Tao duke u mburrur per arrijet e qeverise per hapjen e Negociatave.