Ngjela: Eshtë emëruar ambasadori i BE, pritet të vijë nga Brukseli

23/05/2018 - 17:19

   Mandati i ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin zyrtarisht mbaron në gusht të vitit 2018-të, por me sa duket është emëruar pasardhësi i saj që do çojë përpara vettingun. Të paktën kështu shprehet avokati Spartak Ngjela në një status të tijin në Facebook.

Ai thotë se bëhet fjalë për një njeriun që ka shkruar të gjitha ligjet tona të vettingut.

“Doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sigurisht se po vjen në Tiranë që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të Reformës në Drejtësi”,- thotë Ngjela.

Kroatja Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së në Tiranë në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar të italianit Ettore Sequi. Përpara se të bëhej ambasadore e BE-së në Shqipëri, Vlahutin shërbeu si këshilltare e Presidentit të Kroacisë, dhe ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij.

STATUSI I PLOTE:

Sot gjykata e Shkupit dënoi 6 vjet e 6 muaj ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski.

Akuza u mbështet në blerjen e paligjshme, si kryeministër, të një automobili më çmim 600 000 Euro.

Këtu te ne kjo lloj blerje është një gjë normale për korrupsionin kryeministror shqiptar. Por mos mendoni që nuk është hetuar.

Të gjitha janë hetuar.

Akuzën Gruevskit ia ka ngritur Prokuroria Speciale e cila shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri nga funksionimi i saj.

Dhe procesi, jo vetëm që do të shpejtohet, por edhe do të ashpërsohet profesionalisht nga ndërkombëtarët.

Ndërkohë është emëruar ambasador i BE dhe pritet të vijë në Shqipëri nga Brukseli, autori që ka shkruar të gjitha ligjet tona të vetingut.

Doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sigurisht se po vjen në Tiranë që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të Reformës në Drejtësi.

Sigurisht që këtu, është vendi të theksohet se edhe zonja Vlahutin, ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha njëzetvjeçare e korrupsionit kryeministror në Shqipëri. Ajo tashmë është një personalitet ndërkombëtar që ka hyrë në historinë e Shqipërisë, siç kanë hyrë dhe shumë figura të tjera ndërkombëtate para saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi vendimin e sotëm të gjykatës e cila dënoi sot Partinë Demokratike për akuzën e shpif

Nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Enkelejd Alibeaj, duke marrë shkas nga aksionet e fundit të policisë, deklaroi se deri më tani

Pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, e cila dënoi për shpifje këshilltarin e PD në Bashki Akil Kraja, vjen reagimi nga kryeop

Me pretendimin se ishte “i turbulluar shpirtërisht” nga komentet dhe statuset në “Facebook” të këshilltarit të Partisë Demokratike Akil K

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka mgritur një pyetje për kryeministrin Edi Rama, se ç'bënte në prill me këshilltarin Endri F

Pas Ulsi Manjës, ka reaguar edhe deputeti socialist i qarkut të Durrësit, Jurgis Cyrbja për deklaratën e kreut të Partisë Demokratike, Lu

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja njëherësh kryetar i komisionit të ligjeve i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha.

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar pas daljes nga prokuroria ku ka dëshmuar për padinë e ngritur ndaj kreut të PD-së Lulzim Bash

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që thotë se një komisar i Hasit është arratisur.