Gjykata Kushtetuese është zyrtarisht funksionale pasi Përparim Kalo është betuar sot në Presidencë dhe merr detyrën si anëtari i gjashtë duke plotësuar kuorumin e nevojshëm.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka gjashtë anëtarë Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.

Tashmë Gjykata Kushtetuese e cila prej thuajse 3 vitesh mungonte në Shqipëri, është funksionale me kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh dhe mund të fillojë punën.

Pritet gjithashtu që ditët në vijim të ketë dhe një emërim tjetër, të anëtarit të shtatë.