Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori britanik në Tiranë, Dankan Norman iu drejtua rreth orës 11:00 zyrës së kryedemokratit Lulzim Basha.

Në fokus të takimit mes tyre mendohet të jetë kriza politike po ashtu dhe protestat pasi në vijim ndërkombëtarët kanë dënuar aktet e dhunës nga protestuesit.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, ambasadat dhe përfaqësia e huaj në vend i bën thirrje opozitës të distancohet nga aktet e dhunës.