Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka sulmuar deputetët e rinj të opozitës të ardhur nga listat PD-LSI.

Rama tha se shumica e tyre nuk dinë të flasin, ndërsa shtoi se ata janë pasojat e tërmetit të opozitës, duke shtuar se, nëse opozita bie, ata janë gërmadhat.

"Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi. Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata. Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin. Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur. Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita, gërmadhat jeni ju. Mbajeni me nderë këtë karrige në Parlament, shtrëngojeni dhe mbajeni me nderë, mos u bëni më keq se ata që ikën, se ata flisnin më mirë se ju. Mos hajdeni këtu të thoni vodhi, s’vodhi."