Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka "zbërthyer" fjalimin e Ramës në lidhje me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoji, të cilin e ka akuzuar për mbështetje dhe favorizim të krimit.

Berisha shkruan se shprehja "nuk po luan mirë", është gjuhë e mafias që sipas tij do të thotë se "mos më shkel në kallo, ose po abuzon me atë që ke në dorë për mua, apo ke shkelur rregullin, marrëveshjen që kemi patur!"

POSTIMI I PLOTË

Nuk po luan mire!

Ky eshte mesazhi i koduar tipik mafioz i radhes qe Kreu Meduzes, Edvin Mafia i dergoi sot Prokurorit te Durresit!

Miq, ne gjuhen e mafies “nuk po luan mire” do te thote mos me shkel ne kallo, ose po abuzon me ate qe ke ne dore per mua, apo ke shkelur rregullin, marreveshjen qe kemi patur!

Kaq te dhimbshme kane qene per Edvin Mafine dhe interesat e tij mafioze veprimet e prokurorit te tij i denoncuar publikisht nga i vetmi njeri Sali Berisha, saqe kreu i meduzes eshte detyruar nga dhimbja te sulmoje brenda nje jave kater here ate si kurre me pare ne jeten e tij prej mafiozi.

Perveç sulmeve, ne nje akt te pashembullt qe nga koha e gjyqeve terroriste te viteve 1945-1947 te Enver Hoxhes, Edvin Mafia ne shkelje flagrante te çdo rregulli i dergoi zevendesin e tij, Erjon Pudren ne sallen e gjyqit per ti kujtuar prokurorit qe ka nje çmim po shkeli marreveshjen! Shtoj ketu se Erion Pudra pa urdherin e Edvin Mafise as qe mund te imagjinonte te ndermerrte nje akt te tille te pashembullt.

Miq, keto jane zhvillime tipike te narkoshtetit qe prekin rende direkt kreun e meduzes.

Durresi gumezhine se prokurori i Durresit me tentakulat e tij te fuqishme qe ka patur ne prokurorine e pergjithshme dhe te gjithe Durresit ka ne dore dosje perveluese te klanit supermafioz Rama, siperfaqe te medha tokash, ngarkesa droge, veprime te tjera mafioze te ketij klani, te cilat jane mbyllur me fjale ne darkat e organizuara nga Gjush Avdyli me ate dhe kreun e Meduzes.

Miq, te ndjekim dinamizmin e diteve qe vijne se kush i shkeli i pari ne kallo tjetrit?! sb