Gazmend Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe bashkëthemelues i partisë Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, i ftuar në “Top Talk” këtë të mërkurë, u shpreh se ishte sistemi ai që e detyroi të largohej nga politika dhe jo individët.

I pyetur nëse do të rikthehej në PD në rast të një thirrje nga zoti Basha, Oketa u shpreh se nuk mund të jepte një përgjigje të prerë, duke lënë të hapur një rikthim të mundshëm në PD.

“Me Bashën kam ruajtur një komunikim korrekt. Nuk jam i përgatitur për t’i dhënë një përgjigje të prerë kësaj pyetje. Gjërat të ia lëmë kohës. Në politikë kurrë mos thuaj kurrë”, tha Oketa.