Opozita i jep fund bojkotit të parlamentit. Në një takim që ka zhvilluar mëngjesin e sotëm me krerët e partive aleate me dyer të mbyllura, kryetari i Partisë Demokratike vendosi që deputetët e opozitës do të jenë në sallën e Kuvendit në dy seancat e fundit të këtij viti që zhvillohen të enjten dhe të premten.

Lideri demokrat Lulzim Basha ka thënë në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura se opozita do të shkojë në Kuvend për të mbështetur kauzën e studentëve dhe për të mbrojtur iniciativën për Vetting në politikë.

Me rikthimin në parlament opozita shpëton edhe djegien e mandateve pasi për pak mbushen 6 muaj nga mos-pjesëmarrja në punimet e Kuvendit.