Opozita kallëzon Ramën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Fshehu provat

Postuar: 11/07/2018 - 14:31

Opozita ka dorëzuar sot në prokurori një kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama me pretendimin ai fshehu provat lidhur me audio-përgjimin e publikuar pak kohë më parë nga PD, ku implikohej vëllai i Xhafajt.

Nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho tha se Rama ka fshehur provat dhe po manipulon procesin e hetimit.

"Para disa kohës opozita ka publikuar një audio-përgjim të një pazari të një bisede për transaksione me drogës, që përfshinte dhe vëllain e Xhafajt. Pas 24 orësh më pas Rama deklaroi se audio-përgjimi është fals. Është montazh. Dhe ai dispononte provën e ekspertimit. Dhe ndërkohe Prokuroria ka hapur një hetim penal për ata që janë përfshirë në këtë çështje. Mospublikimi i kësaj prove, Rama ka detyrimin ta dorëzojë këtë provë për të zbardhur të vërtetën. Duke mos e bërë publike, jo vetëm që Rama manipuloi opinionin, por po pengon të vërtetën. Ne jemi duke bërë kallëzim penal për fshehjen e së vërteten."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Politikani i njohur Dashamir Shehi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se trupa e policisë nuk është në gjendje të luftojë krimin,

   Debate të ashpra mes Monika Kryemadhit, kryetares së LSI-së dhe Alfred Pezës, sekretar për marrëdhëniet me mediat në PS, në emisionin

   Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas lëvizjeve që ndodhën sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku tre prokuror

Ka ardhur reagimi i parë nga opozita pasi maxhoranca votoi me 75 vota pro, ligjin për shembjen e Teatrit.

Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Meta për godinën e Teatrit, edhe pse opozita nuk ishte e pranishme në sallën e

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka bërë thirrje kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimet ndaj akuzave të opozitës se kryeministri E

Gjatë mbledhjes në Vlorë, opozita njoftoi dy nisma të rëndësishme të cilat është e vendosur ti realizojë me çdo kusht.

Nga Vlora ku denoncoi situatën e rëndë të rendit dhe sigurisë në këtë qark, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se vetëm në 12 muajt e fundit

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar ka braktisur Parlamentin edhe këtë të enjte, duke u mbledhur në Vlorë për të denoncuar gjendje

Në profilin e saj në Facebook, deputetja e PD-së Grida Duma ka publikuar një video duke mbajtur një fjalim motivues përballë një grupi të