Partia Demokratike deklaron se është dhunuar deputeti i tyre Xhemal Gjunkshi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama vijon turin në qarkun e Dibrës dhe sot ndodhet në Peshkopi për të takuar banorët, ai është pritur me protesta nga mbështetësit e PD-së.

Partia Demokratike thotë se policia ka dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi, teksa po protestonte bashkë me qytetarë kundër kryeministrit Rama.

Sipas PD-së, deputeti Gjunkshi është tërhequr me dhunë nga polica duke u penguar të protestojë. “Deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policëve. Ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti”, deklaron PD.