Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës sot në Kongresin e Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaroi se prej 2016 vitit 2016 në Shqipëri është krijuar një aleancë kundër Reformës në Drejtësi.

Kësaj deklarate i është përgjigjur zëdhënësja e PD, Ina Zhupa e cila shkruan se nëse drejtësia do të ishte e pavarur, Balla sipas saj duhet të ishte prapa hekurave

“Nese do te kishte drejtesi te pavarur Taulant Balla do te ishte prapa hekura per bashkepunim me kriminel per pastrim parash permes lejeve te ndertimit dhe tenderave publik. Taulant Yaris do te ishte duke dhene llogari per garancite dhe mbrojtjen qe u jep krimineleve dhe trafikanteve. Perdorimi i krimit te organizuar per pushtet e para nuk i shpeton dot Taulantet e rilindjes. Presioni dhe shantazhi qe u ben gjygjtareve dhe prokuroreve nuk e mbron dot gjate ashtu sic nuk fshihet dot më pas sulmeve kunder opozitës që i nxorri të palarat e  kriminalizimit dhe korrupsionit te kesaj qeverie-bande. Shqiptaret po e vuajne ne kurriz kete pushtet. Ora e drejtesise dhe llogaridhenies po afron. Taulant Yaris ben mire qe te marre masat qe tani per qeline e tij.”, shkruan Zhupa.

Ndërkohë Balla deklaroi sot nga Kongresi i PS.

“Prej korrikut 2016 në Shqipëri rreshtimi i krahëve në politikën shqiptare nuk është vetëm në nocionet bazë e majtë – e djathtë, shumicë – pakicë apo pozitë – opozitë. Prej atij momenti në Shqipëri u krijua një aleance e pështirë kundër Reformës në Drejtësi, me Sali Berishën ne balle, Ilir Metën pas shpine,  Lulzim Bashën në krah  dhe Monika Kryemadhin në çizme! Reforma në Drejtësi ishte dhge është angazhimi ynë themelor prej kur e propozuam për herë të parë në vitin 2008  nevojën e një reforme të tillë dhe jetësimin e të cilës e filluam sapo morëm besimin e shqiptarëve”.