Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese të caktuara nuk do të paguajnë qira për shkak të situatës nga COVID-19.

Eksperti i Ekonomisë në PD, Dorian Teliti shkruan në Twitter se kur vjen puna tek pagesat e faturave të dritave, apo të ujit Rama nuk toleron se i duhen lekët por qiratë thotë mos i paguani.

“Qira mos paguani ama drita dhe ujë po. Çfarë shteti është ky? Kur vjen puna te faturat Rama thotë me dhunë do t’i paguani se më duhen lekët…ama qiratë mos i paguani!” shkruan Teliti.