Përfundon “Albanian Effort 19”, Xhaçka: Stërvitje të tilla ndërtojnë fuqinë e Aleancës (FOTO+VIDEO)

19/09/2019 - 09:45

“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Në 7 ditë përfaqësuesit ushtarakë nga 12 vende aleate dhe partnere treguan se cili është burimi i fuqisë së Aleancës më të madhe ushtarako – politike në botë, anëtare e së cilës vendi ynë është prej 10 vjetësh.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një video mesazh drejtuar efektivëve, vuri në dukje me krenari se kjo është stërvitja e parë ku planifikimi dhe mbështetja logjistike u krye tërësisht nga Forcat e Armatosura shqiptare.

“Shqipëria u anëtarësua në NATO vetëm 10 vjet më parë. Fakti që vetëm një dekadë më pas, Forcat tona të Armatosura janë shndërruar në një forcë moderne e profesionale, e cila është në gjendje të operojë në standardet e NATO-s, është një dëshmi e asaj që e bën Aleancën unike. Mbështetja dhe solidariteti mes aleatëve është ajo që e bën NATO-n një forcë kaq të fuqishme”, theksoi ministrja e Mbrojtjes në mesazhin e saj.

Për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, trupat shqiptare po stërviten së bashku me ato të aleancës dhe vendeve partnere për planëzimin dhe kryerjen e operacioneve në përgjigje të krizave dhe për një sërë elementësh të rëndësishëm.

Stërvitja “Albanian Effort 19” shërbeu gjithashtu për certifikimin e kompanisë së II “Komando” e deklaruar nga vendi ynë në NATO si pjesë e Task Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF).

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta u përgjigj me batutë, kur në emisionin "Opinion" u pyet se kur do të dekretonte një datë të re zgjedhjesh për Shkodr

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, pasi pr

Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhafe

Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.

Partia Demokratike ka njoftuar përmes një deklarate se Gjykata ka shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për prot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi të komentojë vendimin e Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja

Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila një ditë më parë u dekre

Nga qyteti i Sarandës kryedemokrati Lulzim Basha, iu premtoi bizneseve se nëse PD fiton, nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi Arta Vorpsi u betua te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kush