Përfundon seanca plenare, çfarë u miratua sot në Kuvend

28/01/2021 - 13:38

Kuvendi ka përfunduar seancën e sotme plenare me miratimin e 8 akteve normative.

Kuvendi ka miratuar me 88 vota pro “Aktin Normativ nr. 34, datë 16.12.2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””.

Ndërsa me 90 vota pro, u miratua akti “Për një shtesë në aktin normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Vendimi “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik” është miratuar me  94 vota pro.

Po me 94 vota pro,  miratua akti normativ “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”.

Sa i përket autorizimit të Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit, Kuvendi vendosi ta miratojë me 87 vota pro.

Edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për krijimin e një përfaqësie të FAO-s në Republikën e Shqipërisë”, u miratua me 95 vota pro.

Projektvendimi i propozuar nga Prokuroria e Posaçme “Për miratimin e numrit të përgjithshëm të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”, u miratua me 94 vota pro.

Ndërsa projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”, u miratua me 90 vota pro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka fituar betejën me COVID-19 dhe është rikuperuar plotësisht.

Drejtuesi politik i PD për qarkun Fier, Enkelejd Alibeaj, në një takim me me banorët e fshatit Vlosh të Roskovecit tregon se duket shumë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar programin e Partisë Demokratike për pronat.

Ndërsa partitë e mëdha, siç e kanë bërë traditë tashmë, i publikojnë listat e kandidatëve në momentet e fundit para se të përfundojë limi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot tek një nga problematikat më të mëdha që po shkakton sot vendin tonë dhe mb

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shpalosi disa nga pikat e programit të partisë së saj për zgj

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga lagjja e re e Fushë Krujës duke theksuar se pas disa muajsh ajo dtë jetë n

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga lagjia e re e Fushë Krujës duke theksuar se pas disa muajsh ajo dtë jetë n

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka postuar në Facebook foto nga takimi me gratë në Paskuqan.

Bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka ndërruar jetë nga Covidi.