Presidenca ka paralajmëruar konferencën e radhës për shtyp pasditen e sotme në orën 17:00, për të sjellë fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit.

Lajmi është dhënë nga zëdhënësi Tedi Blushi, i cili në një postim në Facebook ka një falënderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur gazetarë!

Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qenë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!

Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit! NUK KENI PARË GJË AKOMA!

ME QETËSI DHE DREJTËSI!”