Një javë pasi ndoqi finalen e botërorit ku Kroacia u rendit në vendin e dytë, Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Mësohet se gjatë vizitës ajo do të takohet me krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ndërsa këtë të enjte pritet të mbajë edhe një fjalim në parlamentin shqiptar.