Prezantohet drejtori i ri i Aviacionit Civil

14/11/2017 - 11:51

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri prezantoi Drejtorin e ri Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri. Ministri shprehu bindjen se Keri zotëron aftësitë menaxheriale për drejtimin efikas të punëve të përditshme në këtë institucion dhe realizimin e projekteve të tjera për zhvillimin e fushës së aviacionit civil.

Më tej, Gjiknuri u ndal tek orientimet të cilat duhet të ndiqen me prioritet të lartë nga drejtuesi i ri i këtij institucioni. “Nuk mund të themi që fusha e aviacionit civil ka qenë më e sigurta sa i përket sigurisë aeroportuale, ku jo më larg se 1 muaj më parë, një djalë i një niveli amator arriti të thyente sigurinë e aeroportit, për të mos përmendur dhe raste të tjera më flagrante. Kjo histori duhet të marrë fund”, u shpreh Gjiknuri ndërsa insistoi se duhet të merren masat që episode të tilla mos të përsëriten më.

Prioritet tjetër sipas tij është ruajtja e pasagjerit shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij në përballjen me kompanitë ajrore.

“Histori pafund të pasagjerëve shqiptarë që lihen aeroporteve të Italisë apo vendeve të tjera, por edhe këtu në Tiranë kemi raste të shumta. Ndërkohë që përgjigjja e zakonshme është se marrëdhënia qytetar-kompani ajrore është private. Kërkoj angazhim maksimal, deri në të qenurit avokati i gjithësecilit që abuzohet nga kompanitë duke i vonuar, anuluar apo mos i lejuar të hipin në bord. Çdo njeri duhet të marrë hakun që i takon në bazë të ligjit, në mënyrë që të dekurajohen kompanitë së bëri këto lojëra”, nënvizoi Gjiknuri.

Gjiknuri kërkoi gjithashtu angazhimin e Autoritetit të Aciacionit Civil për fillimin e operimit dhe ndërtimit të infrastrukturës aeroportuale shtesë në vend. Ministri kërkoi nga drejtori i ri të ndërmarrë një reformë në institucion pasi kualifikimet e kërkuara për gjithësecilin, përshkrimet e punës lënë për të dëshiruar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim me gra dhe vajza në Laprakë për të folur për mbylljen e kazinove dhe pikave të b

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në studion e Ora News, tha se dosja për megaoperacionin që çoi në pranga 27 persona,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka përshëndetur dorëheqjen e kreut të Transportit Rrugor, Arben Isaraj.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku si dhe kryeministrin Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se kryebashkiaku Vangjush Dako është peshku i madh i cil

Nga takimi i studentëve ekselentë, që kanë zgjedhur Mësuesinë në universitetin e Durrësit dhe universitetet e tjera, kryeministri Edi Ram

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar operacionet e ditëve të fundit të policisë, shkatërrim të dosjes për të shpëtu

Janë caktuar dy kandidaturat e Partisë Socialiste për të qenë anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

"Gjermania dhe Italia shkatërrojnë bandën e partisë siçiliste dhe të Noriegës në Shqipëri!"

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata nxënës, të cilat do të studiojnë për mësuesi.