Ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ka folur për projektin e Unazës së Madhe, e cila përfshin shembjen e shumë objekteve në zonën e Unazës së Re. Gjiknuri tha se për t’u bërë vlerësimi real i objekteve shteti do të vlerësojë të gjitha dokumentacionet.

“Që të nxjerrin njerëz në rrugë pa patur një projekt konkret. Tendenca për të penguar punimet është një proces i pisët politik. Të bashkëpunojnë me ARRSH dhe Bashkinë. Çdo objekt do të ketë një vlerësimin sipas ligjit, do të ketë një dëmshpërblim real financiar. Nuk mund të bëjë shteti qoftë pa transaksion pa vlera reale”, u shpreh ai.