Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, reagon Salianji: Sulmet ndaj meje janë politike

10/12/2019 - 14:58

Pasi Prokuroria e Tiranës lexoi pretencën e saj ku kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji, ky i fundit reagoi përmes një deklarate për shtyp.

“Sulmet ndaj meje janë politike. Në gjasme pretence prokuroria bëhet pjesë me llumin. Asnjë pabesi nuk e mposht dot të drejtën. Prokuroria politike lexoi fiks atë që tha kryeministrin. Pala që përfaqësonte Xhafajn kishte të njëjtin qëndrim me prokurorinë. Prokuroria nuk mori parasysh asnjë provë që ne kemi paraqitur. Kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër. Dënimi im është kërkuar që në momentin kur kam bërë publik rastin”, tha ndër të tjera Salianji.

Për ish-deputetin Ervin Salianji, prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj burg, që të konvertuara shkojnë në 3 muaj shërbim prove.

Pezullimi i dënimit me burg për Salianjin u kërkua vetëm nga prokurori Genci Qana, jo nga prokurori tjetër Kolë Hyseni.

Sipas prokurorisë, të pandehurit duhet të deklarohen fajtorë për akuzën e “kallëzimit të rremë”, kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër, për Albert Veliun kërkohen 3 vite e 6 muaj, pasi akuzohet për “kallëzim të rremë” edhe për “kalim të paligjshëm të kufirit”, e ndërsa për Fredi Alizotin, 3 vite.

Audiopërgjigjimi “Babalja”, shkaktoi bujë të madhë për shkak se në të përmendej Agron apo Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe pretendohej se ai ishte i lidhur me çështje të trafikut të drogës. Vëllai i ish-ministrit, pasi depozitoi në prokurori fragmente nga zëri i tij, u vetëdorëzua pranë autoriteteve italiane, për të vuajtur një dënim të shumë viteve më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta inkurajon mjekët në vend të ecin sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-1

“Raporti i OBSH për Shqipërinë është tepër shqetësues dhe kërkon një veprim imediat për t’i dhënë zgjidhje kujdesit të shëndetit publ

Pas vizitës së kreut të PD, Lulzim Basha në Manzë dhe takimit të tij me banorë të dëmtuar nga tërmeti ka reaguar bashkia Durrës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti. Basha u shpreh se

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar shkarkimin nga detyra të komandantit të rojes bregdetare, Artur Meçollari, pasi lejo

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me anë të një postimi në “Facebook” ka dhënë datat, kur maturantët mund të regjistrohen për studimet B

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot në 32-vjetorin e varjes së tij, poetin disident Havzi Nela.

Me fjalë të ndjera për prindërit e saj që nuk jetojnë më, ish-kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka shpërndarë një status em

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, njoftoi përmes një postimi në Facebook ndarjen nga jeta të babait të tij.