Ashtu si çdo të hënë, edhe këtë paradite kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë është caktuar data e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila do të zhvillohet më 22 korrik.

Në mbledhjen e Kryesisë së PS është bërë edhe një analizë e thellë e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe e gjithë procesit zgjedhor, që nga fushata e deri te bojkoti i opozitës.

Gjithashtu, në mbledhjet e Asamblesë Kombëtare, që do të mblidhet më 22 korrik, kryeministri Edi Rama mund të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar, raporton "BalkanWeb".

Dy emrat më të rrezikuar në qeveri janë ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo për faktin se në mbledhjen e Asamblesë së kaluar, Rama tha se dy ministrat Klosi e Manastirliu kanë afat deri pas zgjedhjeve lokale nëse do të vijojnë të mbajnë portofolin e ministrave.

Në atë kohë, Rama tha se gjithçka do të varet nga angazhimi i tyre në fushatën zgjedhore. Tashmë mbetet për t’u parë nëse më 22 korrik Rama do të vendosë edhe ndryshimin e kabinetit.