Partia Socialiste do të mbledhë më 10 maj, Asamblenë Kombëtare në funksion të organizimit dhe përgatitjeve të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Vendimi është marrë këtë të enjte në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mësohet se kreu i qeverisë ka porositur drejtuesit politikë të qarqeve që të zgjedhin kandidatët më të mirë për kryetar bashkie. Gjithashtu ai ka kërkuar që kandidatët për këshilltarë bashkiakë të mos jenë të afërm të tyre.