Në përfundim të procesit të numërimit në Durrës, koordinatori politik Adrian Çela pasi nënvizoi se komentet janë të tepërta për fitoren e arritur në qark tha se PS është rritur me 5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

Por i vetmi objektiv i paarritur nga PS ishte mbledhja e 80 mijë votave.

“Komentet janë të tepërta. Vota e qytetarëve, banorëve të qarkut Durrës e shprehu verdiktin e saj duke pasur Partia Socialiste një rritje me 5% nga zgjedhjet e vitit 2017. Kemi mbledhur 77 mijë vota, pa llogaritur këtu që një numër i konsiderueshëm i votave të pavlefshme, rreth 80% e tyre ishin për partinë dhe kandidatët e PS. Mënyra e re e votimit mesa duket i ka ngatërruar një pjesë të mirë të votuesve dhe kjo ka bërë që ne mos të arrijmë objektivin që kishim për 80 mijë vota. Për pjesën tjetër nuk kam çfarë të them, flasin vetë rezultatet, shifrat dhe për më tepër flet gëzimi i qytetarëve”,– tha Çela në një deklaratë për mediet.