Qeveria ka miratuar një vendim për rinovimin e konvikteve për kampusin Universitar të Tiranës.

Në vendimin e qeverisë, thuhet se marrëveshja miratohet në bashkëpunim me qeverinë Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjitike, faza III”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.