Rama akuza opozitës: Inekzistente, refuzimi i tryezës së dialogut mungesë përgjegjshmërie!

14/12/2019 - 19:53

"Opozita ka qenë inekzistente përjashto daljet rutinë të Bashës, që e përshëndes për një vetëpërmbajtje në momente tejet të vështira për njerëzit që u përpoq të mos bëhej i rëndë me fjalorin e tij"

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video mesazhi në Facebook, ku nuk kanë munguar kritikat për kryedemokratin Lulzim Basha për faktin se refuzoi të ulej në tryezën e bashkëpunimit dhe ka dhënë shenjat e para të një lufte të egër balte.

“Por nuk mund të mos e kritikoj për refuzimin që të japë një dorë për këtë situatë duke u ulur në tryezën e bashkëpunimit. Refuzimi në një situatë të tillë është mungesë e plotë përgjegjësie. Meraku im është se opozita, njerëzit rrotull Bashës kanë nisur të japin shenjat e para të një lufte të egër balte. Kjo është puna e tyre dhe e Bashës që me siguri do ta marrë shpejtë flamurin e asaj lufte. Do përpiqem të mos lejoj edhe njerëzit rreth meje të merren me ta sepse duhet të merremi me sfidën që kemi para. Duhet dhe do të ngrihemi edhe përtej vetvetes duke dhen maksimumin për ata fatkeq që u dëmtuan më shumë se ne të tjerët”- u shpreh Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milva Ekonomi është zgjedhur nga Kuvendi si drejtuese e Komisionit të Ekonomisë.

Kuvendi ka zgjedhur në seancën e parë plenare për vitin 2020 kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar rreth tenderit që Ministria e Brendshme i ka dhënë bashkëshortes së Agim Kajmaku

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka një thirrje për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka tha se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër në mënyrë që kjo

Në një deklaratë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Edi Rama të merret si i pandehur për foton

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë edhe të kreut të Presidencës së OSBE, nga konferena ne Kiev me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Pr

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar të mbajë një qëndrim mbi arsyen pse u fshi artikulli i gazetës gjermane “BILD”

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Uni