Kryeministri Edi Rama i kërkon kreut të PD-së Lulzim Basha të marrë përgjegjësinë për ngjarjet në KZAZ-në e Bushatit, ku u dogj një shkollë, pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hilës.

Rama i drejtohet Bashës përmes një postimi në Twitter ku e cilëson si "artist" dhe shkruan se Hila ia la atij djegien e shkollës.

"Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91-shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën".