“Rama dhe Basha po ndajnë paratë”, ish-ministri i PD thyen heshtjen

19/10/2018 - 17:16

Pas gati 1 viti heshtjeje, ish-deputeti demokrat Arben Imami ka qenë i ftuar në studion e Top Talk, ku ka vënë në dukje gjendjen e vështirë brenda radhëve të opozitës, ku fajtor për këtë bën edhe kryetarin aktual Lulzim Basha.

“E gjithë PD është vënë në dispozicion të Bashës për të marrë sa më tepër para nga Edi Rama”, ky është perceptimi që ish-ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami deklaroi në studion e “Top Talk”.

Ai shprehet se nuk ka guxuar të flasë më parë sepse nuk ka pasur fakte, por tanimë ka një pasqyrë të qartë.

“Punët shkojnë mirë. Paratë bëhen. E ka thënë Topalli në një konferencë më parë. Unë nuk kam guxuar të flas sepse nuk kisha ende fakte. Por tani kemi një pasqyrë të plotë që paratë po bëhen nga të dyja palët njësoj. Po ndahen paratë. Është shumë e qartë, që edhe për marrëveshjen iu dha edhe një shumë jo e vogël në dorë. E gjithë PD po punon për të rritur pozicionin negociues të Lulzim Bashës për të marrë sa më shumë para nga Edi Rama”, u shpreh ai duke pohuar pyetjen e gazetarit Denis Dyrnjaja se PD është marrë peng.

Më tej ai u shpreh se opozita në vend është në gjendje të keqe, pasi sipas tij zgjedhje në 2017 nuk ka patur por ato janë dhënë në tavolinë

“Si do të veprojë opozita?! Kemi një gjendje të vështirë. Rrënjët e kësaj gjendje janë zgjedhjet që u dhanë dhe u morën në tavolinë, të dy janë njësoj. As Basha nuk ishte i titulluar për të dhënë zgjedhjet në tavolinë, e as Rama nuk ishte i titulluar për të marrë zgjedhjet në tavolinë”, shtoi ish-ministri i PD.

Sipas tij njerëzit janë të papërfaqësuar, e opozita e sotme është e dobët në vetvete edhe për këtë fakt, e për këtë arsye Edi Rama vijon të qeverisë me arrogancë.

“Nëse nuk shkojmë në zgjedhje s’do kemi një opozitë të fortë, Si mund të shkojmë në zgjedhje nuk di të jap as unë një përgjigje”, u shpreh Imami në Top Channel.

 



/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i grupit parlametar të PS-së, Taulant Balla duke folur nga Elbasani ku ndodhet për të prezantuar prefektin e ri Gledian Llatja, 

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të py

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në News 24 teksa është ndalur tek arrestimi i  Klement B

Kuvendi pritet të mblidhet sot në orën 17:00 në një seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço, kërkoi qeveri tranzitore pa kryeministrin Edi Rama në

Pas ligjit “Për noterinë”, Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dekretuar as ligjin “Për kadastrën”.

Maxhoranca ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme ditën e nesërme, më 16 janar në orën 17:00 për miratimin e dekreteve të ministrave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka replikuar mbrëmjen e sotme me Edi Ramën, pas vetëdorëzimit të Klemend Balilit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh, ku shkruhet se ministri i Financave, që pritet të shkarkohet nesë

Ndryshimet në Kodin e Zgjedhor nuk janë vetëm një kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë por edhe e partive të vogla.