Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një videoinformacion për rritjen e pagave sipas kategorive përkatëse.

Sipas buxhetit të vitit 2019, do të financohen 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar.

Në shëndetësi do të përfitojnë mesatarisht 7% rritje page, edhe në arsim po ashtu 7 %; në sektorin e mbrojtjes do të ketë rritje 10 % – 19 %; policët e burgjeve do të përfitojnë 7%; ndërsa pagat e diplomatëve do të kenë rritje deri në 20 %.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë #eGjithëVëmendjaPërJu”, shkruan Rama.