Pavarësisht tragjedisë së ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, ku mbetën të vdekur 8 persona, mes të cilëve dy fëmijë, kryeministri i vendit, Edi Rama e nis ditën duke postuar në Facebook, një video ku jepet informacion mbi ecurinë ekonomike në vend, punësimin dhe bizneset e reja në vend.

Këtë lloj "qetësie" që shfaq në rrjetet sociale kreu i qeverisë, nuk e kanë duruar ndjekësit e tij të cilët i shkruajnë se vrasjet po shënohen përditë nga veriu në jug, ndërsa i kërkojnë atij që dita e sotme të shpallet ditë zie.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë ” – shkruan Rama.

Kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë në revoltë duke replikuar ashpër ndaj kreut të qeverisë në postimet e tyre.