Rama: Jemi duke kaluar më të keqen, jemi në ekuilibër

01/12/2020 - 17:32

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim "live" me portalin studentor në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve jo vetëm për situatën nga pandemia e COVID-19.

I pyetur se si do na gjejë Viti i Ri, Rama tha se në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. “Besoj që do ta kalojmë dhe do ta kalojmë duke dalë jo të dërrmuar, por sigurisht më të çliruar dhe më të fortë”, deklaroi ai.

Sa i përket mundësisë për masa shtrënguese për Vitin e Ri, Rama tha se për momentin nuk janë paraparë, por nuk përjashtohen.

“Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”, deklaroi Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shpallur dëshmorë viktimat e 21 janarit pas 8 v

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga ankesat e qytetarëve ndaj qeverisë "Rama".

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 101-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, duke thënë se në këtë kongres u morën vendimet më të rëndësishme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar këtë të enjte kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli se

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima ka thënë se një dekadë pas vrasjes shtetërore përballë kryeministrisë, drejtësia nuk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur ”Dëshmorë të Atdheut” të vrarët e 21 janarit 10 vite më parë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një video konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Ti

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me votuesit për here të parë në zonën e Laprakës në Tiranë.

Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, është takuar me të rinj të lagjes nr.17.