Kur opozita protestonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama ndodhej në Sarandë në shoqërinë e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy.

Rama me bashkëshorten e tij, Linda dhe djalin e vogël Zaho ishin duke ndjekur koncertin e Carla Brunit në Butrint. Të shtunën Rama do të vijojë takiumet e fushatës në Sarandë dhe Delvinë.