Në shkollat e vendit tani e tutje do të ketë oficerë sigurie për të rritur sa më shumë sigurinë nëpër këto institucione arsimore.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës “Siguria në shkolla”.

“Oficerët e sigurisë do të jenë të gjithë persona të shkolluar që do të kenë kaluar edhe akademinë e sigurisë, persona të trajnuar posaçërisht në këtë detyrë, që nuk është një detyrë policie, por një detyrë shumë më e lidhur me bashkëpunimin brenda komunitetit dhe do të jenë miq të mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Pra do të kompensojnë një boshllëk që prindërit, mësusesit dhe nxënësit nuk e mbushin dot”, tha kreu i qeverisë.