Gjatë konferencës për prezantimin e projekteve për rindërtimin kryeministri Edi Rama shmangu komentet për tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Rama iu tha gazetarëve se nuk do të merret me presidentin i cili ka edhe më shumë se një shtëpi, por do të ketë në fokus rindërtimin.

“Presidenti e ka shtëpinë, më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për shtëpitë e atyre që jetojnë në çadra, apo shtëpitë e të tjerëve me qira dhe presin të kthehen në shtëpitë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konferencë por në të gjitha orët e ditës sime me gjithë natën. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit, unë nuk merrem me presidentin. Është shumë luks i madh për mua.”