Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej ditëve të punës së Patrullave të Policisë së Shtetit, që shkojnë derë më derë tek personat e infektuar me COVID-19. Bashkëngjitur videos, Rama thotë se policia vazhdon të jetë në krye të detyrës, dhe iu kujton të gjithë të infektuarve të mos thyejnë rregullat.

”Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”,- shkruan Rama.

 Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së…

Posted by Edi Rama on Sunday, July 5, 2020