Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rama takon kryeministrin kanadez: Kanadaja e gatshme të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve

14/02/2020 - 13:24

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih për Konferencën e sigurisë, ku është takuar sot me homologun kanadez, Justin Trudeau.

Ndërsa i ka shprehur kreut të qeverisë shqiptare ngushëllimet për tërmetin tragjik, Trudeau ka deklaruar se Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit.

"Kënaqësi e vërtetë të ulem sërish me mikun tim, Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari, të shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për tërmetin e tmerrshëm për të cilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për mision “Enhanced Forward Presence” dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kaq të mirë me ju ndërsa ecim përpara”, u shpreh Trudeau.

Kryeministri Rama i shprehu mirënjohjen homologut kanadez duke vënë theksin në forcimin e marrëdhënieve.

“Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh te shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre. Do të doja t’ju shpreh edhe mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në konferencë. Duam t’i forcojmë marrëdhëniet. E di që jemi larg, por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Prandaj faleminderit për kohën dhe faleminderit që u ulët nga ana e flamurit shqiptar."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati për deputet i PD për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj është takuar sot me përfaqesues të biznesit të vogël.

Në një takim me të rinjtë e FRESSH Shijak kryetari i bashkisë Elton Arbana është shprehur: Të rinjtë janë e ardhmja!

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit kanë zhvilluar një takim me profesionistët e rinj të qytetit.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar takimet elektorale në Vlorë, ku u shpreh se nuk kërkon asnjë votë për vete.

Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me qytetarët, Rama nuk i ka kursyer thumbat për presidentin Ilir Meta dhe kandidatin e PD, Bujar Leks

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me fermerët në fshatin Grevë të Dibrës, tregoi planin e Partisë Demokratike për këtë kategori.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me qytetarët e Maqellarës në Dibër, tha se ndryshimi është fare pranë dhe i bëri të gjithëve thi

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ditën e sotme nga qyteti i Fierit, kryeministrit të vendit Edi Rama me të njëjtat tone të ashpra.

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar takimin e radhës në lagjen e Shkallnurit.