Rama tregon depot ku po ruhen vaksinat kundër COVID-19

13/01/2021 - 13:07

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik, ku ka parë nga afër vendin ku janë depozituar vaksinat anti-COVID dhe ku do të depozitohen dozat e tjera që do të mbërrijnë në ditët në vijim në Shqipëri.

Rama është shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku kanë treguar frigoriferët se ku ruhen vaksinat në ambientet e ISHP-së. Gjatë vizitës Rama ka pyetur se çfarë mund të ndodhte nëse virusi do kishte ardhur kohë më parë dhe ministra Manastirliu tha se do duhej një investim i shpejt.

Punonjësja: Edhe këtu janë këto dy ngritësit, janë brenda standardeve, janë shumë të mirë.

Edi Rama: Një pyetje kam unë. Sikur të na kishte ndodhur kjo kur mos të kishim këto depot.

Manastirliu: Do të ishte shumë e vështirë, do të na duhej që të bënim një investim shumë të shpejtë.

Edi Rama: Pra vaksinat do të ishin në dorë të zotit, pasi këtu ka qenë magazinë për të ruajtur mollët e dardhat.

Manastirliu: Të shkojmë të shohim dhe ambientin tjetër.

Teksa ishin duke shkuar për të parë frigoriferin që ruan vaksinat deri në minus 80 gradë, Rama tha se duhet ta shohin dhe njerëzit që të mos nisin konsipracionet.  

“T‘ua tregojmë dhe njerëzve se konsipracionet bëjnë punën e vetë“, tha Kryeministri.

Ka qenë shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP,  Silva Bino, e cila ka shpjeguar se si ruhen vaksinat në depot e ISHP-së

“Këtu është depoja që mbahen të gjitha vaksinat, të gripit, të fëmijëve. Përveç dhomat me frigorifer me plus 2 plus 8, ka dhe frigoriferë dhe minus 20. Këto janë frigoriferë që i kemi blerë vitin që shkoi”, tha ajo.

Në fund tregoi se kapaciteti për të ruajtur vaksinat deri në minus 80 gradë është deri në 50 mijë doza./

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tërheq sërish vëmendjen për t’i dhënë kohën e duhur të rinjve që të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo n

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot familjet në Manzë të Durrësit, që kanë hyrë në

Gjatë prezantimit të programit politik për zgjedhjet e 25 prillit, nënkryetari i LSI-së, dega Durrës, Eno Karapici tha se ekonomia është

Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ngritur sot shqetësimin në Këshillin Europian për qasjen e Ballkanit Perëndimor në

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar programin politik për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar edhe prioritetet kryesore.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa statistika.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur sot në selinë rozë të gjithë drejtuesit e qarqeve për zgje