Ashtu sikurse paralajmëroi dy javë më parë kur Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e OSBE-së, Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën në Ukrainë.

Në cilësinë e kryetarit në detyrë të misionit të OSBE-së, Rama do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe autoritete të tjera të larta shtetërore.

Bisedimet e Ramës, si kryetar i OSBE, me autoritetet ukrainase, do të përqëndrohen në përpjekjet për një zgjidhje paqësore në konfliktin me Rusinë dhe forcimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Ukrainës.