Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër në selinë e PD-së.

Duke folur për gazetarët, Basha tha se është bërë progres, por ka mbetur ende dhe 1 çështja pa u zgjidhur.

“Është bërë progres drejt administrimit zgjedhor. Ka mbetur veç një çështje pa zgjidhur dhe dua të siguroj shqiptarët se opozita do të bëjë gjithçka për ta”,– tha lideri Basha.

Më herët, Yuri Kim tha se “ka ardhur koha për mikun tim Luli Basha që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thotë PO për popullin shqiptar dhe të thotë PO për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën e tij dhe e ardhmja është në duart e tij”.