Pas rinumërimit të kutive në 11 qendra votimi në Lezhë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ka reaguar Ministrja Elisa Spropali.

Në një deklaratë nga selia rozë, Spiropali tha se rinumërimi ishte i rregullt dhe tregoi edhe njëherë se humbës i zgjedhjeve ishte Lulzim Basha.

“Zgjedhjet kur Basha humbet nuk mund të konsderohen kurrësesi legjitime, por sot ata morën goditje përfundimtare. Prova më e mirë është rinumërimi i kutive në 11 qendra votimi në Lezhë. Kutitë u hapën pas ankesave dhe treguan se nuk ka pasur parregullsi. Në 10 kuti janë të njejtat vota si, vetëm në njërën prej tyre ka 3 të ngatërruara, por asnjëra prej tyre nuk i ka shkuar kandidatit të PS. Ka pasur një ngatërrim mes Ndocajt dhe kandidatit tjetër Kacaj. Faktet janë kokëforta, rezultatet koordinojnë në mënyrë perfekte me ato të deklaruara në KQZ. E dimë hallin e atyre, por askush nuk i ndihmon. Zgjedhjet ishin ndarja nga e shkuara, pavarësisht kërcënimeve për zjarr e flakë, shqiptarët i refuzuan mesazhet e tyre dhe zgjodhën të ardhmen”.