Gjatë një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm për emisionin “7 pa 5”, Presidenti Ilir Meta ka komentuar rrëzimin e Qeverisë së Kosovës me mocion mosbesimi.

Kreu i shtetit shqiptar thotë se politikanët shqiptarë duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”.

Për Presidentin Meta situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës.