Kryetari i Partisë Demokratike dhe opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, ndodhet në këto momente në një takim me qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

Në fjalën e tij Basha falenderoi të pranishmit dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive në protestat e opozitës që nga 16 shkurti deri më sot, dhe u ka bërë thirrje të jenë po kaq masivë edhe në protestën e datës 2 qershor në orën 19.00 që do të mbahet në Tiranë përballë zyrave të kryeministrit Rama.

Basha ka folur përsëri në lidhje me rrugën Milot-Balldren, duke theksuar se behet fjale per një aferë korruptive, ku është i përfshirë dhe vet kryeministri Edi Rama.

Kryedemokrati theksoi se në Tiranë do të ndërtohen disa kulla, në një kohë kur qytetarët shqiptarë vujanë nga varfëria.

Sipas tij, taksat që qeveria “Rama” u ka vënë bizneseve ua jep një grushti hajdutësh të cilët punojnë për interes të Ramës.

“Gjithë taksat tuaja në 4 vite po i jep me një dorë për 17 km rrugë. Në ditët e fundit, në kohën kur Rilindja është në vdekje klinike, krimet korruptive të Edi Ramës po marrin përmasa të papara. Imaghjinoni që gjithçka paguhet në Tiranë, të mbledhura bashkë, jo në një vit por në 4 vite, të gjitha të dhëna me një dorë, me një garë false, si Unaza e Re, 290 milionë euro. Ja ku na çon babëzia, kriminaliteti i një bande që vetëm qeveri nuk është. Pse? Se nuk erdhi si produkt i votës së lirë. E ka lidhur fatin me 6-7 oligarkë, me pronarë mediesh, me një grup kriminelësh. Këta e mbajnë në këmbë organizatën kriminale të Rilindjes”, u shpreh Basha.