Pas përfaqësueit të PD-së, Ivi Kaso, ka folur deputetja Rudina Hajdari për tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.

Hajdari u shpreh e kënaqur që opozita jo-parlamentare mori pjesë në këtë tryezë, ku ndër të tjera tha se:

“Nuk është i drejtë financimi 100% i partive politike. Financimi 100% i partive politike mbetet për t’u diskutuar. Jemi në një moment historik, Reforma Zgjedhore duhet realizuar. Nëse është e nevojshme e bëjmë dhe me referendum realizimin e kësaj reforme. Ndryshimi i sistemit zgjedhor do na jepte hapësira për ndryshime të tjera.