Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë pjesëmarrjen e presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në ditëlindjen e aktorit të humorit, Bes Kallaku, duke thyer protokollin anti-covid.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se si e kishte parë zbatimin e masave nga përfaqësuesit politikë, Rama e cilësoi skandaloze sjelljen e Metës.

“Masat si vendos unë por KT. As nuk monitoroj masat se ka institucione. Më duket e pamundur t’i jap përgjigje pyetjes si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Si të gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja të shihte askush shembullin më skandaloz të shekljes së ligjit nga preisdenti zonja e parë dhe nga e gjithë çeta e tyre.

Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma deri te ceremonitë e dhimbshme mortore.

Na shfaqen në një spektakël të pështirë jo vetëm të karshillëkut por edhe për shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të shqetësuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq s’kam parë, kaq kam parë. S’ka asnjë aktivitet tjetër as politik përfshirë dhe ata elektoralet që mund të diskutohen me një rëndësi që vë në diskutrim shëndetin. Na duhet të reduktojmë aktivitetet me pjesmarrjen e më shumë personave.”