Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Evropian për shtyrjen e hapjes së negociatave.

Basha nga selia blu tha se i vetmi shkaktar për këtë vendim dhe bllokim që na ka bërë BE është vetëm Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm nga Evropa, Edi Rama dhe qeveria e tij. Mos u gënjeni nga propaganda e Edi Ramës”, tha Basha.