Pala greke do të vijojë punën në pikën kufitare të Kakavijës edhe gjatë natës së sotme.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter.

Rama tha se kjo u arrit falë bashkëpunimin me palën greke.

Postimi i Ramës në Twitter

”Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëluptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”