Skuadra me 30 bluza të bardha në Bergamo, kryeministri italian: Faleminderit Shqipëri!

29/03/2020 - 14:28

Një ditë pasi qeveria shqiptare dërgoi në Bergamo një skuadër prej 30 mjekësh e infermierësh për t’ju bashkuar bluzave të bardha në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, vjen një reagim nga kryeministri italian Giuseppe Conte.

Ky i fundit teksa ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ fjalimin e homologut të tij, Edi Rama, ka falënderuar autoritetet shqiptare. “Faleminderit”, shkruan Conte, ndërsa ka publikuar dhe ikonën e flamurit shqiptar.

Kujtojmë se Rama ishte dje në Rinas për të përcjellë ekipin shqiptar, ndërsa theksoi se Shqipëria e bëri këtë në shenjë solidariteti, duke shtuar se; “pavarësisht se nuk jemi të pasur, shqiptarët nuk e harrojnë mikun në vështirësi”.

“E di se 30 mjekë nuk e përmbysin raportin. Por di që edhe andej është shtëpia jonë që ku Italia, motrat dhe vëllezërit italianë na pritën kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe mjetet nuk janë pa kufij. Por nuk mund të mbajmë forcat rezerva kur në Itali po kurohen dhe shqiptarë të plagosur nga armiku dhe që kanë nevojë për ndihmë.

Është e vërtetë që sot të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre. Mbase pikërisht pse nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ti tregojmë Italisë se nuk e harrojmë mikun në vështirësi.

Kjo është një luftë ku askush nuk fiton dot I vetëm. Dhe ju të dashur anëtarë dhe anëtare të një misioni kurajoz po niseni për një luftë që është edhe e jona. Sot jemi të gjithë italianë. Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Europën e botën.

Zoti ju bekoftë të gjithëve”, tha Rama dje.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e përmbytjeve në 48 orët e fundit vazhdon të mbetet kritike në disa njësi administrative të bashkisë Durrës dhe Shijak, veçanëris

Sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë.

Bahri Shaqiri përmes një statusi në rrjete sociale ka denoncuar gjendjen në të cilën është katandisur shkolla “16 shtatori” në Shijak, ve

Dy ish-nënkryetarët e Partisë Demokratike garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, në krye të dy partive të reja dhe akuzojnë Lulzim Bashën duk

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, zhvilloi sot një takim me banorët e përmbytur në Shijak.

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama ka premtuar sot se Shqipëria nuk do të mbetet pas vendeve të tjera, për sa i përket f

Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë pretendimet se mafia italiane Ndragheta është përfshirë në pastrimin e parave në Tiranë në sekto

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë lidhur me përgjigjet e publikuar në mediat italiane dhe ato shqiptare ku përmendeshin

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot të dhënat zyrtare të përpunuara nga "Zëri i Amerikës", ku shprehet se numri i të prekurve nga pande