Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka folur nga Kuvendi për mungesën e opozitës. Ajo tha se opozita mblidhet nëpër hotele dhe nuk vjen të përballet në Kuvend.

Gjithashtu Spiropali komentoi dhe akuzat e opozitës ndaj Arta Markut.

"Gjuha e urrejtjes së opozitës zbardh të zezën e tyre. Ajo i helmon qytetarët. Shkatërron besimin.

Një politikë antikombëtare. Kronikë e zezë e përzierë me Fake News, nga fillimi në fund. Si mundet një strategji opozitare të ndërtohet në mashtrime dhe fyerje.Po marr dy shembuj.

Fyerje për Prokurorinë dhe Policinë. Ata po sulmojnë një grua të fortë të atij institucioni. Po goditen grupe kriminale që po operojnë 20 e kusur vite në vend. Reforma në Drejtësi po ngre një katedrale të re në institucion. Po i ikin të pashmangshmes duke shpikur gjëra. Sot opozita është te Hotel Tirana dhe janë duke punuar për veten jo për njerëzit, nuk vijnë këtu të flasin për bujqësinë, arsimin, nuk vijnë kur është kryeprokurorja që raporton dhe ti shprehin problematikat e tyre, por e vetmja gjë që duan të bëjnë është nxirja e realitetit", tha ndër të tjera Spiropali.