Pas aktivitetit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kryedemokrati Lulzim Basha i pyetur nga gazetaret ka reaguar pas ftesës së OSBE, e cila ka thirrur një tryezë të përbashkët më 25 shtator për të diskutuar mbi reformën zgjedhore.

“Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar Reformën Zgjedhore në kohë dhe gjithëpërfshirëse  ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të palëve të interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare”, shkruhej në njoftimin e OSBE.

Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjodhore më datë 25…

Basha: Kush ju tha që ka tryezë?

Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare…

Basha: Po ti shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.