Një ditë pasi u denoncua publikisht, Presidenca i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës ku i kërkon të verifikojë shantazhin ndaj zëdhënësit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, z. Tedi Blushi.

Gazetarja Klodiana Lala referuar burimeve nga Prokuroria raportoi për “BalkanWeb” se në shkresë Presidenca kërkon verifikimin e telefonatës që i është bërë zëdhënësit nga një telefonues që është prezantuar si diplomat.

“Telefonuesi u prezantua si diplomat. Kërkojmë të identifikohet numri nga u bë telefonata për zëdhënësin”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Presidencës.